Aktualitet

Genc Sejkos i mbyllin Facebook-un: Fotoja që i dogji qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 10/04/19 |
mapo.al

Aktivistit Genc Sejko, i njohur ndryshe si “mbreti i memeve” të rrjeteve sociale, i kanë mbyllur llogarinë e tij në Facebook, për shkak se është një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë Rama. Sejko jep detaje nga ky “sulm” ndaj llogarisë së tij duke treguar se faqen në Facebook ia kanë bllokuar për 30 ditë, ndërsa shton se kjo do të jetë si një periudhë paraburgimi për të.






“E çuditshme është fakti se një nga postimet për të cilën është mbyllur faqja lidhet me nje meme të publikuar rreth një viti më parë, me personazh kryesor Edi Ramën. Fotoja e cila është bërë report lidhej me një nga skandalet seksuale të kohës, dhe kryeministri Rama “shfaqej” gjysmë nudo.


Ma kanë bllokuar faqen për 30 ditë, njësoj si masë “paraburgimi” 30 ditor. Në foto dukej kryeministri Rama. Për një muaj nuk postoj dot asgjë, as një mesazh inbox”, është shprehur Sejko, me të cilin duhet thënë se janë sensibilizuar një numër shumë i madh aktivistësh.










1




Etiketa: , , , ,

Pas