Dje Instituti Piepoli publikoi rezultatet e një sondazhi. Për mua sigurisht është shumë interesant përerceptimi i opinionit publik për shëndetësinë dhe çështje të lidhura me të.
Sipas sondazhit:
- Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve vlerësojnë se shëndetësia është përmirësuar në 10 vitet e fundit!
- Plot 55% e gjykojnë menaxhimin e epidemisë së COVID nga qeveria si “të mirë” ose “të shkëlqyer”!
- Gati dy të tretat fajësojnë përgjegjësinë e ulët të qytetarëve (pra të vetes së tyre) për përhapjen e virusit!
Si bashkëqytetar, e respektoj mendimin e shprehur nga intervistuesit. Si ekspert dhe njohës i sistemeve shëndetësore dhe epidemive, vetëm mund të shpreh habi dhe indinjatë për faktin se si dështimet katastrofike mund të paraqiten si suksese në sajë të propagandës! I keqardhur se sa të paditur dhe të pambrojtur janë qytetarët nga agresioni i demagogjisë dhe manipulimit qeveritar!
Personalisht, nuk do të lodhem së shpjeguari se sa të dizinformuar dhe të mashtruar janë sot bashkëqytetarët tanë në lidhje me çështjet e shëndetësisë dhe shëndetit!