Aktualitet

Gënjeshtra e qeverisë me pandeminë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:53 - 16/11/20 |
Klodian Tomorri

Qeveria jonë ka një ves shumë të keq. Gënjen haptazi. I pyetur disa herë se pse Shqipëria ka dhënë më pak para për pandeminë se vendet e tjera, kryeministri thotë se kjo nuk është e vërtetë, se tabelat e FMN-së janë të vjetra dhe nuk përfshijnë paketën e dytë etj etj. Në fakt të gjitha këto janë të pavërteta.


Ky është grafiku i paketave mbështetëse ndaj PBB-së, që qeveritë e rajonit kane dhënë gjatë pandemisë, i raportuar nga FMN.


Nuk është i vjetër sic pretendon kryeministri por është i përditësuar me masat deri në fund të muajit tetor. Sic dihet, pas tetorit nuk ka patur më paketa në asnjë vend dhe jo më në Shqipëri.



Grafiku krahason mbështetjen direkte në formën e pagesave për biznesin dhe qytetarët ose uljes së taksave për ta, që kanë bërë qeveritë e rajonit. Ndryshe këto njihen si “above the line measures” sepse janë masa mbi vijën e defiçitit në buxhet dhe që reflektohen direkt në treguesin e defiçitit.


Qeveria e Shqipërisë ka dhënë vetëm 1.21 për qind të PBB-së ose rreth 170 milionë dollarë. Maqedonia e Veriut ka dhënë 2.02 për qind, ndërsa pesë vendet e tjera të rajonit kanë dhënë mbi 5 për qind të PBB-së për qytetarët dhe biznesin.


Shpesh qeveria fshihet pas dy garancive sovrane, qe u leshoi bizneseve për të marrë kredi në banka, njera për rrogat, tjetra per investime. Ne fakt të dy garancite sovrane janë gjithsej sa 1.7 per qind e PBB-se. Edhe sikur të shtohen ato, prapë Shqiperia rezulton vendi i fundit ne rajon për mbeshtetjen e dhenë nga qeveria.

Por garanci kanë dhëne edhe vendet e tjera. Maqedonia e Veriut 1.4 për qind e PBB, Serbia 1.5 për qind etj etj. Asnjëra prej tyre nuk është përfshire në grafik.

Megjithatë garancitë nuk jane masa të mirefillta fiskale. Ato jane below the line measures, dhe kanë pak gjasa të ndikojnë multiplikatorin fiskal.

Por pavaresisht kësaj, edhe sikur të perfshihen garancite Shqipëria sërish është vendi i fundit në rajon.
Tani, qeveria bën mire te mos gënjeje haptazi.

Është shumë më mirë të thoje qe po kemi dhëne me pak sepse ne duhet të jepnim para edhe per rindërtimin. Por jo mashtrim haptazi. Tregohuni një herë të ndershëm me qytetarët.


Etiketa:

Pas