Politika

“Gënjeve për këshilltarin e Merkel”, Rama: O Artist ç’bëhet kështu







               Publikuar në : 19:40 - 28/06/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të opozitës, Lulzim Basha, teksa i thotë se paska gënjyer edhe për kryekëshilltarin e Merkel, Martin Henze. Sipas Ramës, CDU thotë se nuk e njeh fare këtë këshilltar, duke shtuar se Basha pati thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi të Merkel.


“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!

Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli,siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”, shkruan Rama në “Twitter”.

Ramaa


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas