Aktualitet

Genocid Kulturor, të arrestohet Ministri i Kulturës për shpërdorim me pasoja të rënda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:38 - 20/05/20 |
Nga Aranita Brahaj

I bëj thirrje prokurorisë të hetojë dhe vërë nën akuzë ata që nuk bënë një plan transferimi të institucionit kombëtar. Të arrestohet Zonja Margariti, për mosveprim me pasoja të rënda dhe genocid ndaj Letrave dhe Arkivës së Skenografisë Kombëtare.


Sot Ministrja e Kulturës dhe drejtori në detyrë i Teatrit duhet të ishin në burg, me mosveprim kanë ekzekutuar letrat shqipe, 70 vjet histori të dramës së shkruar shqiptare. Sa vepra të shkruara ka sot Teatri ???? Dyshoj të jetë ruajtur ndonjë. Thonë që disa po zbarkohen në fushë-mbetjet urbane të Tiranës.


Ndërsa trualli dhe godina ju dorëzuan bashkisë, Institucioni i Teatrit me ligj është përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës dhe institucioni nuk është vetëm mure, institucioni është inventar, memorie, vlerë…


Në 70 vite Institucionit të Teatrit i janë propozuar dhe depozituar dhjetëra vepra skenike të autorëve shqiptarë të të gjitha trojeve. Vepra, shtypshkrime të autorëve propozoheshin dhe diskutoheshin në këshillat artistik e politik të institucionit.


Disa pranoheshin për t’u vënë në skenë disa quheshin jo revolucionare, jo cilësore, disidente e më keq. Por në çdo rast një kopje e shtypshkruar ruhej në dokumentet e këtij teatri. Historia e Dramaturgjisë Shqiptare ishte aty.

Duke lënë në mëshirë të fatit godinën dhe duke mos vepruar në një plan konservimi e transferimi, titullarët e Ministrisë sot janë autorë të një shpërdorimi të rëndë detyre me mosveprim. Ministrja Margariti sot duhet të ishte në pranga e jo aktivistët që rezistuan.

Të njëjtën pasojë si shtypshkrimet e dramave pati arkiva e fotografisë, kostumografisë, dekorit të Teatrit.

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe vërë nën akuzë ata që nuk bënë një plan transferimi të institucionit kombëtar.

Genocid kulturor ishte kjo shembje teatri si talebanët e Sirisë kundër letrave dhe historisë. Teatri ishte Institucion dhe Institucioni ishte nën administrim të Ministrisë së Kulturës. Dikush duhet të shkojë para gjyqit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas