Zv/ministri Jashtëm Genc Cakaj, të cilit Rama i ka deleguar kompetencat për të kryer funksionin e ministrit të Jashtëm ka bërë sonte deklaratën e pazakontë. Ai thotë se ka 14 vjet kontribut në politik edhe pse moshën e jetës e ka 28 vjeç.
Cakaj po jep sonte një intervistë për emisionin “Opinion” dhe pyetjes së parë të Fevziut: Sa vjeç jeni? – Ai u përgjigj: “Jam 28 vjeç, por me 14 vjet përvojë politike”.
Habisë së drejtuesit të emisionit se si ka mundësi që ka kontribuar në politikë, kur ka qenë vetëm 14 vjeç, Cakaj tha se “kam shkruar shkrime politike që në gjimnaz. Po kështu ai tha se ka qenë pjesë e partitë vetëvendosje nga 15 deri në 18 vjeç. Ai tha “jam krenar që kam qenë pjesë e Vetëvendosjes, dhe më shumë krenar se jam larguar”.
Kjo intervistë po transmetohet live dhe nga Rama në kanalin e tij online “ERTV”
Sa ma shume intervista me kyt bub -in se e bajne ma te forte ne mbrojtjen e kauzes se forte mbare shqiptare.Tas ka fillu sezoni akullores ,prandaj kur ta ftoni ne studio qeraseni me nje akullore pastaj keni me pa , se me cfare tigri diplomacije keni te bani…..