Aktualitet

Genta Ismajli në pritje të ëmbël? Del fotoja me barkun e rrumbullakosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 15/09/20 |
mapo.al

Genta Ismajli po jeton momentet e ëmbla të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft të këndshme.


Disa ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.


Ditën e djeshme u raportua se Genta dhe Usta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.


Emisioni i mëngjesit në televisionin T7, #gjesi, raporton se ka mësuar nga burime të afërta se Genta tashmë është shtatzënë në muajin e dytë. Sakaq, sot në rrjet po qarkulon një foto e këngëtares, ku shihet barku i saj pak i rrumbullakosur.


Ajo është parë në një dyqan lulesh në Zvicër, veshur me një fustan të zi ku vëmendje ka marrë barku i saj. Deri tani nuk kemi asnjë reagim zyrtar prej saj, por jemi në pritje të konfirmimit të këtij lajmi.


Etiketa: ,

Pas