Aktualitet

“Gërdeci”/ Avokati i Mediut: Vendimi i GJKKO anti-kushtetues














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 24/09/21 |
mapo.al

Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar përmes avokatit të tij pasi Apeli i Posaçëm ktheu për gjykim çështjen “Gërdeci”.






Përfaqësuesi ligjor i Mediut, Ardian Visha në një deklaratë për shprehet se vendimi i marrë nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm është një akt jo kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Europiane Për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.


Sipas avokatit të ish-ministrit, vendimi është i pavlefshëm pasi kjo është hera e parë që një gjyqtare e një gjykatë të nivelit më të ulët, rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë.







Vendimi, shprehet Visha, synon procedimin për një akuze, fati përshkrues i së cilës ka kaluar prej kohësh.



Bëhet po ashtu e ditur se nga mbrojtja e Mediut do të ketë një reagim pasi të njihen me arsyetimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që e cilësojnë si të paligjshëm.



Deklarata:

“Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit.

Ai (vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njejta ceshtje (kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme”.

***

Lexo edhe :  SPAK në përfundim të hetimeve për uniformat, 9 zyrtarët merren të pandehur

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

7


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas