Aktualitet

“Gërdeci”- GjKKO merr në dorë çështjen për ish-ministrin Fatmir Mediu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 01/06/21 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë çështjen e ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet për tragjedinë e Gërdecit.






Kjo çështje ishte në duart e Gjykatës së Lartë dhe pritej të shqyrtohej pasi relator u caktua Ilir Panda, por procesi ka marrë një tjetër rrjedhë.


Gjykata e Lartë ka pushuar gjykimin për këtë dosje dhe e ka kaluar në kompetencën e GJKKO-së.







Tashmë GJKKO ka afat deri në muajin korrik për të caktuar datën e sencës së parë gjyqësore.



Më 6 maj të këtij viti, SPAK njoftoi se është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për ish-ministrin Mediun.



Ky i fundit e komentoi përfundimin e SPAK, duke shtuar se ka shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë.

Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat dhe sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje pasi kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillej në përfundim Prokuroria e Posaçme.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008 rreth orës 12:05, humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

1


Etiketa: , ,

Pas