Prokuroria e Posaçme ka ankimuar sot në Apel vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihetim të Mediut për tragjedinë e Gërdecit.
Mësohet se sot SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankim kundër vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e Fatmir Mediut.
SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesëne SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet.