Glausgow Rangers kërkon që të konkurojë sa më fort me Celtic-un. E për këtë fakt, merkato e kësaj vere pritet të jetë e nxehtë. Pas Eros Grezda, Steven Gerrard kërkon që të përforcohet me frymë të re dhe në shënjestrën e tij ka vendosur një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Sipas asaj që raporton “Glausgow Evening Times”, ish-mesfushorit të Liverpool i ka bërë përshtypje talenti i Tottenham Hotspur, Albert Rachi. Në merkaton e verës pritet ta vendos nën urdhërat e tij. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Rachi ka treguar personalitet në fushën e lojës. Aktualisht, Rachi është pjesë e kombëtares shqiptare të U-17 dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit.