Aktualitet

Ministrja e Jashtme, Gërvalla: Kosova, e hapur për epokë të re me Serbinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 13/04/21 |
mapo.al

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se pavarësisht dëmit të shkaktuar nga Serbia, Kosova mbetet e hapur për dialog me këtë shtet.





Sipas saj, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovës së pavarur, aq më shpejt do të dilet nga situata.


“Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara raporton REL.





Megjithatë, ajo ka kërkuar që Serbia të identifikojë kriminelët e luftës dhe t’i ndëshkojë ata.



Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq ka thënë se pala serbe është gati për dialog, por jo edhe për ultimatime që ka vënë Qeveria e re në Kosovë.

Lexo edhe :  Gjermania dhe Franca mohojnë autorësinë e ‘non-papers’ për Kosovë-Serbi

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka thënë se ka biseduar si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ashtu edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e vazhdimit të dialogut në mes të të dyja vendeve.

Ai ka thënë se nuk ka formulë për dialog dhe se zgjidhja duhet të burojë nga brenda.

Thirrje për vazhdim të dialogut në mes të të dyja vendeve kanë bërë edhe vendet tjera pjesëmarrëse në takim, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjinë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas