Aktualitet

Getinjo ndalohet nga policia, ja çfarë ndodhi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 23/02/21 |
mapo.al

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është një ndër artistë më të preferuar të rrymës rep në vendin tonë.



Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndan me ndjekësit e tij detaje nga jeta profesionale dhe ajo personale.


Në një postim të fundit që reperi ka bërë në InstaStory, ai ka ndarë disa foto ku shihet që e ka ndaluar policia dhe më pas e ka gjobitur.




Në fletën e gjobës që vetë Getinjo ka ndarë me fansat e tij, shkruhet se ai është ndëshkuar me 40 euro gjobë për tejkalim shpejtësie.



Siç duket  edhe nga postimi, ai e ka marrë me shumë sportivitet, pasi foton që ka  ndarë e ka shoqëruar me një këngë me  titullin ““Dueno del negocio” (Pronari i biznesit).


Kujtomë se Getinjo lindi në Kosovë, por në vitin 1993, familja e tij emigroi në Gjermani.

Në vitin 2004, Getinjo u kthey në Kosovë, në vendlindjen e tij në Ferizaj dhe aty filloi të inspirohet për jetën dhe veprimtarinë e tij të ardhshme. Filloi të shkruante tekste të ndryshme mbi rrugën, pjesën e jetës që la pas dhe mbi çdo gjë që e rrethonte. Inçizimi i këngës së parë të tij është realizuar në vitin 2007 në një studio professionale në Prishtinë, ku filloi edhe karriera e tij artistike.

9


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas