Marina Vjollca i ka emocionuar të gjithë me urimin që i ka kushtuar bashkëshortit të saj Getoar Selimi për ditëlindje.
Me një foto të realizuar nga pushimet e tyre përrallore në Antigua, Marina i ka shfaqur më shumë pak fjalë të shoqit gjithçka çka ndjen për të. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime! Bashkëshorti im, miku im, gjithçkaja ime. Ti je bota për mua”-ka shkruar moderatorja krahas fotos ku shfaqen të dy së bashku, të përqafuar, buzë detit.
Miqtë dhe kolegët nuk i kanë kursyet aspak urimet për reperin dhe komplimentet për fotografinë, që ngjason me të vërtetë si një kartolinë.
https://www.instagram.com/p/BzbnzETFpd7/