“Kukulla” e Ismail Kadaresë është një nga leximet që Gëzim Basha, studiues i letërsisë e rekomandon në listën e leximeve që nuk duhen humbur pa lexuar nga letërsia shqipe. ”Autori e mbiquan Portret i Nenës, por kjo proze prekëse, ashtu si Patrimony e Philip Roth-it është një forme e veçantë exaltimi ku përzien disa regjistra gjuhësorë qe i mundësojnë një sërë leximesh njëherësh: eulogji, memuar, proze poetike dhe obituar. Kompleksiteti i Kukulles me sjell ndërmend konsideratën e John Updaike per Kadarenë si nje nder përdoruesit me te mençur të teknikave postmoderniste ne prozën bashkëkohore. Tek Kukulla kjo prirje manifestohet si evokim i tendencës se njohur për te (ri)bere një zhanër hibrid duke dislokuar konvencionet e traditës” thotë Basha.
I diplomuar për Gjuhe dhe Letërsi ne Universitetin Eqrem Cabej, Basha studimet e plota pasuniversitare i ka kryer ne Northwestern University, Evanston-Çikago, SHBA, ku ka studiuar shkrim krijues dhe letersi bashkekohore. Më poshtë janë 10 librat që ai sugjeron për lexuesin e MapoLetrare.
- Ismail Kadare, Kukulla.
Roman jofiksional mbi trashëgiminë amnore; subjekt ky jo fort i lehtë. Autori e mbiquan Portret i Nenës, por kjo proze prekëse, ashtu si Patrimony e Philip Roth-it është një formë e veçante exaltimi ku përzien disa regjistra gjuhësorë që i mundësojnë një sërë leximesh njëherësh: eulogji, memuar, prozë poetike dhe obituar. Kompleksiteti i Kukullës më sjell ndërmend konsideratën e John Updaike për Kadarenë si një ndër përdoruesit më të mençur të teknikave postmoderniste në prozën bashkëkohore. Tek Kukulla kjo prirje manifestohet si evokim i tendencës së njohur për të (ri)bërë një zhanër hibrid duke dislokuar konvencionet e traditës.
Fale virtuozitetit të njohur të autorit për ta ngadalësuar rrëfimin, pa ulur intensitetin gjuhësor, Kukulla, edhe pse roman i shkurtër, të lë me ndjesinë e leximit të një proze të gjatë. Ky nuk është roman për ata lexues, a kritike, që përpëliten në grackat e hermeneutikës të fiksuar pas interpretimit kuptimor te veprës. Këtu përmbajtja e përcakton formën duke u bere derivat i saj. Siç ndodh rëndom me prozën e kualitetit të larte letrar, tek Kukulla diagrama e mbritjes tek kuptimi, përmes leximit, më shumë se një vijë e drejtë horizontale është një arabeske.
- Ismail Kadare, Lidhja e Shkrimtareve Shqiptare, Perballe Pasqyres se Nje Gruaje.
Në fakt The Albanian Writers’ Union as Mirrored by a Woman ngaqë e kam lexuar së pari në variantin anglisht, përkthyer nga i ndjeri Robert Elsie dhe botuar ne revistën New Yorker, në vitin 2005. Kjo prozë i zbuloi publikut Amerikan një anë të panjohur të Kadaresë: krijimin e thellësisë perspektive edhe në kanavacën e kufizuar të llojit të shkurtër. Paralelizmi me pasqyrimin e katedrales historike në xhamat e një ndërtese moderne, e bën kampion të prozës metaforike–the metaphorical fiction— duke i dhëne një gravitet kuptimor të pazakonte. Tërheqja erotike–seduction–shfaqet si temë qendrore, gati shpallet si ligjësi e natyrës duke e bërë puritanizmin e pretenduar zyrtar, një devijim absurd dhe tragjik.
- Prec Zogaj. In Love
Përzgjedhja In Love, si thuajse krejt poezia e Preç Zogajt, është një koleksion odesh moderne, ku klasi teknik, efektet poetike dhe finesa gjuhësore ofrojnë diagramin e ndjeshmërive të një mendjeje refleksive që e sheh botën me sy lirik.
Preç Zogaj hyn ndër ata poetë që e shohin poezinë si kapacitet të brendshëm të gjuhës, si një apetit të qenies njerëzore të trashëguar nga praktikat e hershme të adhurimit. Edhe pse thellësisht personale, shumë poezi të tij apelojnë për një celebrim të hapur kolektiv, ku mediumi, gjuha, është njëherësh skenë e festës edhe tempull i adhurimit.
- Dritero Agolli. Pelegrini i Vonuar
Dritëro Agolli, në gjashtë vjet pas rënies së komunizmit, botoi mbi 700 faqe poezi, nje pjese e se ciles shumë cilësore. Vetëm ky fakt e bën atë një fenomen të jashtëzakonshëm letrar. Pelegrini i Vonuar, i cili u shit në kohë rekord dhe në disa ribotime, veçohet si një manifestim serioz i poezisë konfesionale në gjuhën shqipe. Libra të tillë nuk shkruhen brenda natës, ata janë produkt i një akumulimi të gjatë dhe provojnë natyrën transedenciale të talentit të autorit, aftësinë për të menduar jashtë konvencioneve të kohës.
- Koco Kosta. Ata te Dy e te Tjere.
Me ketë roman manifestohet postmodernizmi intuitiv i Koco Kostes–blasfemi tronditëse në një Shqipëri ku ende shkruheshin elegji për tiranin e vdekur. Është një roman situatash dhe karakteresh qe s’mund te kenë asnjë vokacion ngaqë janë viktima të vanitetit provincial në një vend monokrom të kthyer në shkretëtirë kulturore.
Pjesa e pare u botua në revistën letrare Nëntori, në Prill të vitit 1986, dhe u konsiderua një “mbrapaktheu e dukshme” në rrugën krijuese të autorit! U botua i plote vetëm 8 vjet më vonë, në 1994. Në të parin botim integral, autori e mbiquan “roman i thyer,” jo për të përuruar një zhanër të ri, se sa për të na kujtuar se jeta e një shkrimtari serioz në Shqipërinë Staliniste ishte navigim midis Shilles dhe Karibdes; mbijetese përmes thyerjesh.
- At Zef Pllumi. Rno Vetem per me Tregue
Instant clasic!
Kujtimet a Fratit te Madh zëne kryet e vendit nw kanonin e letërsisë sonë moderne. Toni i tij modest e bën ketë libër vuajtjesh dhe eksperiencash te errëta, lehtësisht tw lexueshëm dhe përherë intrigues, gjë jo fort e lehte për një memuar voluminoz. Aftësia e tij për te krijuar distance emocionale nga ngjarjet, alternimi gati ritmik i skenave dhe përsiatjeve, vizatimi ekspresiv i karaktereve dhe tere gama e gjere e strategjive te tij retorike, janë gjithë ç’mund të prese lexuesi nga një letërsi e madhe.
Rno Vetem për me Tregue inicoi dhe priu valën e memuareve nga një numër i madh të burgosurish politike, duke u bëre, ndoshta, libri më me ndikim në 10 vitet e fundit.
- Arshi Pipa. Libri i Burgut
Arshi Pipa mbetet një nga poetet tanë më të përkorë. Pasardhës i denjë i Dom Ndre Mjedës, me mozaike sonetesh ai kompozoi një guernike masive plot skena mizorish dhe detajesh grafike nga mizerja Shqiptare e burgjeve komuniste dhe kampeve të punës. Cikli Kanali krahas ciklit Bukuria te Naimit, apo ciklit me motive biblike te Nolit, është ndër arritjet me të mëdha të poezisë Shqipe.
- Sadik Bejko. Këngët e Solomonit
Poezitë e Sadik Bejkos tek Këngët e Solomonit janë ekologe lirike që rekomandojnë, në mënyrë jo direktive, leximin e enigmave ne pjesën e dukshme të ajsbergut. Në kulture e sotme joimagjinative të poezisë Shqipe, të fiksuar pas asaj që nuk duket e as preket, Sadik Bejko zgjedh të adaptoje prirjen e Prustit për të deshifruar thellësitë në simptomat e sipërfaqes.
Efektet poetike vijnë në një Shqipe të përkorë ku sintaksa shndrohet në instrument muzikor.
Nje Tour de Force!
9 . Rudolf Marku. Tre Divorcet e Zotit Viktor N
Romani i fundit i Rudolf Markut ka një strukture narrative solide të plotësuar pastaj me një gjuhë poetike fluide. Esencialist për nga konceptimi, por jo minimimalist për nga stili, Tre Divorcet e Zotit Viktor N, reflekton kthjellësinë e njohur estetike të Rudolf Markut për të qenë i qëllimshëm, deliberativ në zgjedhjet e veta. Përshkrimet e tij janë imagjinative por pa e ndërprerë veprimin, pa i pare karakteret dhe ambientet në gjendjen e tyre statike, defekt ky i njohur i romanit Shqiptar.
Tre Divorcet e Zotit Viktor, ka ambicien për te sjelle dramën e individit Shqiptar në një tranzicion që është para se gjithash atak në identitet. Besoj se në këtë libër, romancieri e ka përmbushur ambicien e vet me një atletizëm gjuhësor prej poeti.
- Agron Tufa. Gurit te Varrit ja Rrëfej.
Romancier që ndërton me lehtësi struktura nearrative komplekse, Agron Tufa është sot ndër talentet prirës në prozën bashkëkohore Shqiptare. Tek Gurit te Varrit ja Rrëfej sensibiliteti i tij gjuhësor bëhet mjet i volitshëm për te bëre ndarjen, jo aq te lehtë, midis narratorit omniscient te romanit në tërësi—atij që kontrollon tërë strukturën narrative—dhe rrëfimtares së dorëshkrimit “të gjetur,” një objektivitet joobjektiv. Gurit te Varrit ja Rrëfej është një roman ku disa elemente të njohur të metafiksionit aktivizohen me një finesë spontane, në mos mjeshtërore, për të dalë nga rrethi i ngurtë i romanit solid realist.