Djegia e dy ditëve më parë të katedrales ‘Notre Dame’ në Paris, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Rrjetet sociale gëluan nga statuse ku shprehej pikëllimi, mirëpo, modelja Marisa Pape duket se është gëzuar nga shkatërrimi i monumentit gotik 850-vjeçar.
“Kishat po digjen. Një epokë e re po vjen. Unë jap mëshirën time për të gjithë ata që kanë qenë viktimë e kishës; seksualisht, mendërisht, fizikisht”– ka shkruar Pape krahas fotografisë së publikuar në “Instagram”, ku ajo duket nudo përpara katedrales ‘Notre Dame’.
Postimi i 26-vjeçares shkaktoi një sërë reagimesh, ku disa ndanin të njëjtin mendim dhe të tjerë e kritikonin. Mirëpo, Pape njihet tashmë për shpirtin e lirë dhe kundërshtimin e saj ndaj fesë. Ajo vizitoi para disa muajsh një xhami osmane në Turqi, Hagia Sophia, e cila ka qenë pothuajse për 1000 vjet kisha më e madhe ortodokse greke në botë.
Modelja belge qëndroi përpara Hagia Sophia, e cila tanimë është kthyer në muze, me një burkë dhe më pas doli nudo. Kjo gjë i zemëroi së tepërmi myslimanët nëpër botë. Prej veprimeve të këtij lloji, Pape ka provuar edhe qëndrimin në qeli. Ajo u arrestua pak kohë më parë, pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si dhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.