Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur t’i urojë mësuesit për ditën e 7 Marsit në një formë mjaft të veçantë.
Ai ka publikuar në “Facebook” një foto ku duket së bashku me vajzën e vogël, Viktoria, ndërkohë që në duar mbajnë një pankartë me një urim të ngrohtë për mësuesit, por veçanërisht për të ëmën e tij të dalë në pension; gjyshen Ziku.
Krahas fotos, Basha shkruan: Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin!
Postimi i Lulzim Bashës në “Facebook”: