Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së parë me këngëtarin e njohur Zayn Malik. Ajo ka folur dhe për ndikimet e shtatzënisë , duke u shprehur se tashmë faqet i janë rrumbullakosur dhe janë të plota.
Gigi së fundmi ka bërë një ‘tutorial të make-upit’ me grimeren Erin Parson në një Instagram ‘live’, duke aplikuar grimin nën udhëzimet e artistes së famshme. Gjatë ‘live-it’ ajo ka folur për shtatzëninë dhe operacionet plastike. Hadid tha që ajo nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim të madh në fytyrë, përfshirë faqet më të plota.
“Njerëzit mendojnë se unë i formësoj faqet por me të vërtetë i kam ashtu. Nëse shikoni fotot e mia kur kam qenë fëmijë ju do e shihni se jam njëjtë qysh nga lindja. Po ashtu njerëzit mendojnë se unë bëj mbushës në fytyrë dhe kjo është arsyeja se përse kam një fytyrë të rrumbullakët – unë e kam pasur këtë që kur kam lindur”, ka thënë Gigi.
Gigi Hadid on whether pregnancy has changed her face shape: “I think I already had the cheeks already, so it’s not like there’s a lot to fill in.” pic.twitter.com/thIidgA4YV
— Alyssa Bailey (@alyssabailey) May 20, 2020
Modelja vazhdoi të diskutojë thashethemet se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj. “Për ata që pyesin, kurrë nuk kam bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë. Unë jam aq e lumtur, dhe për ata që i bëjnë njerëzit të duken mirë dhe rehat, po për mua personalisht kjo më tmerron”, vazhdoi Hadid.