Me rastin e Halloween-it, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, ndanë foton e parë me të voglën e tyre në rrjete sociale. Ata postuan një imazh, në të cilin këngëtari shfaqej duke mbajtur të voglën në krahë, ndërkohë që të dy e shihnin me sy plot admirim.
Ditën e sotme Gigi ka vendosur të publikojë disa momente nga përditshmëria si nënë. Modelja ka ndarë në ‘Instagram’ një foto duke mbajtur vajzën në krahë, ndërkohë që vetë duket në formën më të mirë të mundshme.
“Ajo gromësin. Rreze dielli”, ka shkruar Gigi përkrah fotos.
Në muajin shtator, Zayn Malik dha lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tij, përmes një postimi shumë të bukur në Twitter. Ndërkohë çifti nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës, pavarësisht se fansat e tyre janë përpjekur të mësojnë diçka.