“Giro d’Italia”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të çiklizmit botëror do të nisë këtë vit nga Jeruzalemi.
Xhiroja e Italisë do të nisë më 4 maj, ndërsa Refaeli, një nga modelet më të njohura në mbarë botën, do të prezantojë fanellat që do të mbahen veshur nga kryesuesit e klasifikimeve specifike të garave çiklistike, përfshi edhe atë të skuadrës fitimtare në fund.
Top modelja do të jetë gjithashtu protagoniste e prezantimit zyrtar të skuadrave, programuar për të enjten e 3 majit, si dhe në nisjen e kronoprologut (etapës së garës së kronometruar), një ditë më pas.