Aktorja Olta Gixhari ka bërë me dije se mashkulli të cilit do t’i thotë “po” përgjithmonë, duhet të plotësojë vetëm një kusht.
Përgjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram”, njëri prej tyre i ka propozuar për martesë. “A do të martohesh me mua?”-i është drejtuar ai, i cili ka marrë një përgjigje aspak të pritshme.
“Di të gatuash?”-i është kthyer Olta Gixhari, duke treguar kështu se kriteri i saj i vetëm është gatimi.