Lionel Mesi është gjakosur sot në mesin e pjesës së parë në ndeshjen e Champions League, me Manchester United. Lojtari i Man Utd vjen nga pas dhe përplaset fort me yllin argjentinas dhe i shkakton me dorë disa të cara në fytyrë.
Pertej shokut që krijoi skena dhe ndalimit të lojës, disa faqe futbolli kanë gjetur rastin të hedhin romuze e të bëjnë humor. Ato shkruajnë se më në fund, u provua që Mesi është qënie njerëzore, se është tokësor si të tjerët. Kjo, nisur nga fakti se edhe ai bëhet me gjak. Këto cilësime, vijnë pasi sulmuesi i Barcës konsiderohet si Ufo dhe jashtëtokësor, për shkak të cilësive dhe talentit të tij.
/MAPO.AL/