Aktualitet

Gjallërohet Shëngjini, mes ngjyrash pushtohet nga të rinj e të reja (PAMJET)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 05/06/21 |
mapo.al

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM, ka bërë bashkë mijëra të rinj nga vendi dhe e gjithë bota, duke gjallëruar turizmin, pas një viti të vështire si shkak i pandemisë Covid-19.






Fryma rinore, ngjyrat e shumta, deti, rëra dhe peizazhi panoramik kanë gjallëruar plazhin e Shëngjinit, duke i dhënë një pamje krejt ndryshe dhe mjaft alegro.


75 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tri skena të vendosura në zonen e Ranës së Hedhun.





Na kishte marrë malli për gjallëri, Shëngjini mes ngjyrash



Të rinjtë pjesmarres në këtë festival thonë se ju kishin munguar festa të tillë, ndërsa vlersojnë maksimalisht bukuritë e Shëngjinit dhe Shqipërisë në tërësi.



Organizatorët e festivalit thonë se ky event i ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Deri më tani janë shitur 10 mijë bileta dhe mbi 60% e pjesëmarrësve janë të shtetas të huaj.

Na kishte marrë malli për gjallëri, Shëngjini mes ngjyrash

Festivali ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM, ka startuar të enjten e do të vijojë për 5 ditë më radhë.

Kjo është hera e ditë që një event i tillë organizohet në Shëngjin.

<
>
1 2 3 4
6


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas