Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë shtuar në masë pacintët që kërkojnë ndihmë nga pickimi i gjarpërinjve.
Sipas statistikave të spitalit vetëm pranverën e kaluar kanë kërkuar ndihmë mjeksore 9 persona të pickuar nga gjarpërinjtë, shkruan albeu.com.
Në një rast një fëmijë ka rrezikuar seriozisht që të humbiste gishtin nga pickimi i gjarpërit, por fatmirësisht ka shpëtuar falë sërumit që ka marrë.
Madje ai është dashur që të bëjë edhe një operacion i cili ka rezultuar me sukses.
“Nga janari e deri më sot në klinikën tonë janë kontrolluar nëntë raste të cilat kanë qenë të nevojshme që edhe të ndalen për mjekim spitalor. Nga këto raste, Prishtina i ka pas 2, Gracanicë 1, Han i Elezit 1, Lipjan 2 e Skënderaj 1. Kurse raste ambulatore kanë qenë dy raste”, ka thënë Ramadani. Ai ka shpjeguar edhe për rastin e fëmijës i cili u kafshua nga gjarpëri e që qëndroi në Infektivë për disa ditë.
“Deri dje ne në klinikë e kemi pas të shtruar një rast. Ka qenë një fëmijë ku u kafshua nga gjarpëri në gisht si dhe ndaj të njëjtit është dashur që të kryhet një intervenim shëndetësor. Gjendja shëndetësore e këtyre nëntë rasteve pasi kanë dal nga Klinika ka qenë e qëndrueshme”.
Por, për të gjtha këto raste Ramadani thotë se e kanë serumin kundër kafshimit.
“Për momentin ne kemi serume të mjaftueshme kundër kafshimit të gjarpërit”, thotë ai.