Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha sot se gjashtë mësues ndodhen aktualisht në spital duke u trajtuar për koronavirus.
“Ne cdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar. Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë.
Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre në momentin 6 mësues të shtruar në spital për shkak të in fektimit me Covid” u shpreh ministrja e ftuar ne Abc News.
Situata duket kritike në arsim pasi shumë mësues të tjerë janë në karantinë, ndërsa të infektuar ka edhe nxënës.