Aktualitet

Gjashtë viktima në 24 orët e fundit, Vjosa Osmani: Ditë e rëndë për Kosovën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:43 - 04/07/20 |
mapo.al

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka konsideruar ditë të rëndë sot për Kosovën pas regjistrimit të 6 viktimave nga COVID-19, si asnjëherë më parë.


Osmani thotë se tashmë prioritet duhet të jetë jeta e qytetarëve, dhe jo ekonomia e fushat e tjera.


Ajo shton se koronavirusi vret, dhe askush nuk duhet të besojë ata që thonë se nuk ekziston apo minimizojnë rrezikun.


STATUSI NGA VJOSA OSMANI


Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Ndaj dhimbjen me secilën familje të prekur dhe lutem që të sëmurët nga virusi të shërohen sa më parë. Bëj thirrje edhe një herë që mbrojtja e të drejtës në jetë të vendoset prioritet mbi prioritetet, sepse as ekonomia e as fushat e tjera nuk do të mbijetojnë nëse nuk sigurojmë shëndetin e popullatës sonë.

Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë.

Ky ligj është posaçërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.

Ky virus vret. Mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston. Mos u besoni as atyre që e minimizojnë rrezikun. Prandaj të kujdesemi secili për veten e familjet tona duke mbajtur maska, distancë e higjienë.

LEXO EDHE: 

Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me koronavirus


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas