fbpx

Politika

Gjata: Vendimi i Durrësit, simboli i drejtësisë private të Ramës





               Publikuar në : 14:13 - 22/07/19 |
mapo.alm

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama i cili duke kujtuar 3-vjetorin e ndryshimeve kushtetuese, tha se “mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e reformës në drejtësi, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo”.  Sipas Gjatës, reforma në Drejtësi e Edi Ramës nuk të çon asgjëkundi dhe me këtë rast i kujtoi vendimin e paprecedent të Gjykatës së Durrësit për mandatin e Valbona Sakos.


“Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me refomën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë”, tha ai.



Gjykata e Durrësit dha vendime kontradiktore per të njëjten çështje. Kujtojmë se më 16 Korrik, gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi të mos i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sako. Vetëm 3 ditë më pas, një tjeter gjyqtar, Shpetim Reka vendosi ti japë mandatin Sakos, pas ankesës së Partisë Socialiste.


Deklarata e Plotë e Çlirim Gjatës:

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama.

Vendimi skandaloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me refomën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë.

3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë publik, asnjë politikan nuk ka dalë para drjetësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve.

Drejtësia private që ka ndërtuar Edi Rama 3 vjet nga reforma në drejtësi është bërë mburojë e çdo pushtetari apo krimineli të lidhur me pushtetin që vjedh zgjedhjet për llogari të Edi Ramës.

Shqiptarët janë dëshmitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e blerjes së zgjedhjeve me krimin e organizuar.

Vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve dhe çojnë përpara axhendën europiane të Shqipërisë.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas