fbpx

ShowBizz

Gjatë koncertit, dirigjentit të njohur i bien pantallonat (Video)





               Publikuar në : 15:33 - 22/10/19 |
mapo.al

Publiku i koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në teatrin “Dal Verme” në Milano, u bë dëshmitar i një situate aspak të zakontë.


Dirigjenti Muhai Tang po drejtonte filarmonikën e La Scalës, kur i ranë pantallonat në skenë. E megjithatë, ndonëse u detyrua të ndalonte për disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin, 36-vjeçari nuk e pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, të mbajtur për 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës.



Muhai Tang, i njohur për kontributin e tij në muzikën klasike, është pikasur nga hera për incidente të tilla në skenë. Më 15 dhjetor të vitit 2016, rrëshqiti dhe u rrëzua pranë një sopranoje, duke e tërhequr pas vetes edhe këtë të fundit.


 


Etiketa:

Pas