Aktualitet

Gjekmarkaj ironizon programin e qeverisë: Broshurë që fillon me qyfyre














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 16/09/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e konsideroi programin e qeverisë “Rama 3” një broshurë, një manifest gënjeshtrash që sipas tij përmban veç “dokrra pa kokrra”.






Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjekmarkaj tha se përkulet para të gjithë atyre që nuk u shitën dhe nuk u blenë në 25 prill, sidomos banorëve të qarkut të Lezhës ku ai ishte kandidat për deputet.


Teksa u ndal te programi qeverisës, Gjekmarkaj ironizoi zotimet e parashtruara nga qeveria “Rama 3”, duke nxjerrë në dukje një sërë problematikash të Arsimit në Shqipëri.







FJALIMI NE PARLAMENT



Çudi e madhe është te shikosh nje tiran te mplakur i cili nuk e kupton se durimi i popullit eshte vorba ku ha vetveten. Po kaq bezdi t’ja degjosh fjalimet e gjata si renkim pagjumesie , të njohura e te zvetnuara me ritmon e kolles se njome !
Nje gje e mire ende nuk i ka braktisur shqiptaret ! Ajo mban emrin e asaj pjese te madhe te shoqerise e cila , nuk e ul koken e as syte perdhe, e cila e perbuz friken , e cila nuk deshiron t’ja dorezoje vendin nje bande qe ka vetem propogande e dorë.



Ne tregun e poshtersise njerzore , në brazdat e banalitetit , në hojet e ndyra te vesit kjo urdi, ky sekt, qe masakron zgjedhjet dhe vullnetin popullor per te shtuar eurot, vilat, llogarite bankare, tenderat, korrupsionin dhe sundimin, shfaqet besimplote se bashke me 25 Prillin mund te vrasin edhe kujtesen apo ndergjegjen e qytetarve te ketij vendi.
Ne turravrapin e nates, hajdutet e votes besuan qe drita e dialektikes historike nuk do te bjere kurre mbi ta, megjithese jua pame fytyren dhe vragat e shemtise jua shenuam emrin ne Zadrime, Torovice, Shengjin, Shenkoll, Lezhe, Mirdite, Kurbin e kudo neper Shqiperi.

Nje dite jo larg drejtesia do te rivendoset, do te dale nga kllapia per ti futur te gjithe ne kllapat e saj , froten dhe skoten, larot , dylmet e shakllabanat , matrahulat e kryemataret keto rriqna te ndyta ne trupin e shtetit te marre peng !

Nga kjo foltore dua t’ju bej homazh, te perkulem ne shenje nderimi para te gjithe atyre qe nuk u shiten e nuk u blene , qe peshtyne mbi kercenimet dhe parate e droges kudo ne territorin e Republikes por sidomos ndaj banoreve te Lezhes, Mirdites e Kurbinit kesaj popullise qendrestare e rezistente ne shekuj per identitet e autenticitet, per shteformim e demokraci e cila nuk e dorezoi fitoren e vet.

Shqiperia e ka ne sy portretin e hajdutit i cili mendon se u be mbret, te bracave qe ndihen princer, te kriminelve qe shfaqen si zoterinj oxhakerie, te kukullave mbukuar firmato te cilet sot vetequhen Kryeminister , ministra, deputete ,Kryetare bashkishe , cirake te te gjitha ngjyrave, pengamarres te ndryshimit, konservues të frikes dhe pasurise se tyre. Shqiperia do te reagoje, ajo do te rezistoje, ajo do te perballet -shenojeni kete! Ajo e refuzon vdekjen e se ardhmes dhe ngjyren e zeze te horizontit per femijet e vet .

Opozita e Shqiperise, PD ne emer te paqes se perjetshme te martirve , ne emer te te gjallve te kasaj toke e konisderon kete qendrim nje detyre te shenjte shmangia nga e cila meriton cdo mallkim burri dhe gruaje, biri e bije i cili beson se emri shqipetar i jep nder.
Broshuren e cila fyen cdo program duke i vjedhur emrin konceptit e lexova i bindur se cfare do gjeja ! Dhe cfare gjeta?- nje percartje pompoze fjalishe produkt i stomakeve prej llastiku, mendjeve te thara, te fytyrave qe nuk skuqen e as nuk zverdhen edhe pse na vune ne dore nje asgje te qujtur- programi I qeverise te cilin e pershendes me vargjete e Lazgushit ” Nga ferra doli nje lepur i ra xha Zykua dhe e la te vdekur “! Ky program qe nuk eshte program fillon me qyfyre te tipit “qeveria nuk eshte zanat por mandat I deleguar nga populli” sikur kjo maksime e liderit qenkesh leva e Arkimedit e cila con realitetin drejt havase dhe mbaron me urraaa te filma me lufte te kinostudios “Shqiperia e re” ,“gati per Shqiperine” “hic jemudum o burra bre dudum !

Fraza bombastike, patetike, naive, shetisin ne liridalje absolute si ushtare cakerrqejf te dale nga mejhana e periferise , ne gjithe ate surrogato tekst apo manifest genjeshtaresh kronike-dokrra pa kokrra.

Perseritje te programit te vitit 2009, 2013 me enciklika papale te tepsise e timonit te 2017 si nje mase veshtullore petullash me uje , tundur me arrogance e pertese shendetligu nga Kryeministri te cilit injoranca e krenaria i rrine bashke si shtati e hija.
Programi per arsimin flet per shkolla te reja ndonese 1/ 3 e tyre jane rrezik per shendetin, 50% e tyre nuk kane uje te pishem, ne tete vite asnje investim substancial per laboratore, po nuk na thote sa mijera femije e kane braktisur Shqiperine dhe kush i deboi?. Na mburret se per arsimin parauniversitar vetem do japim tekstet falas (nje inisiative e e hershme kjo e grupit parlamenar te PD) dhe se do zhvillojme arsimin profesional. Ku jane rezultatet e Pizas ( raporti I te cilit na thote se analfabetizmi funksional ne arsimin 9 vjecar eshte 53% dhe pas pandemise 60 %), sa ka rene Shqiperia dhe pse?

Asnje te dhene nuk ka per rritjen e buxhetit per sistemin Universitar. Asgje per grevat e studentve dhe ligjin e arsimit te larte kete permendore marrezie e politizimi. Asgje, asgje per teknoligjizimin e arsimit, sjelljen ne epoken e re, asgje per deshtimin e arsimit per gjate pandemise deshtim qe ende vazhdon.

Librat digjitale kurre su perdoren e nxenesit nuk u ndihmuan per te bere mesim on line, pa pajisje, pa internet perjashto kronikat e mediave te propagandes plot ojna , lot e thagma. Mesuesit u lane ne meshire te fatit per te kryer te gjitha detyrat me nxenesit dhe pa asnje mbeshtetje financiare. Shkruhet per internacionalizim te Universitetave tona nuk na thote sa eshte shuma e vene ne dizpocision nese ka nje te tille,kush do ta perballoje?
Pra kemi nje pankarte te madhe bosh nga brenda fasade per te fshehur deshtimin e ligjit te arsimit te larte. Sa leke u dhane per mbeshtetjen e kerkimit shkencor, per bibliotekat e shkollave dhe uniersiteteve a di kush te na e shuaj kuriozitetin?

Kryetari I Akademise se Shkencave nje Bolshevik ekstremist senil emerohet me puc kushtetues ne krye te institucionit duke e kthyer perfundimisht ate ne akçihane ideologjike e nenmediokriteti ku darovitet me fonde gjoja alokim per projekte shkencore e historike per te rehabilituar krimet e komunizmit. Aty punesohen pensionistet e PS si Caci pse jo edhe shoku Gramoz mbase e me vone te tjere. Marrveshjet e Akademise me Universitet jane te gjitha antiligjore. Agjensite qe duhet te kene autonomi ligjore jane te gjitha ne varesi te ministrise dhe pse duhet te shkeputeshin me vakt prej saj.Pasi ketij pershkrimi mund te arrijme ne disa konkluzione
1 Buxheti nuk garanton nje sistem arsimor funksional dhe cilesor. Premtimi ka qene 5% e GDP ndersa ai actual eshte 2,55%.
2. Qeveria nuk ka vullnet dhe as vizion politik per statusin dhe zhvillimin e burimeve njerrzore
3.Infrastruktura fizike e shume objekteve arsimore publike nuk garanton cilesi dhe shpesh eshte e demshme per shendetin
4 Sistemi arsimor eshte thellesisht diskriminues per nxenesit dhe studentet e varfer dhe rrezikon te krijoje “qytetare te dores se dyte”
5 Cilesia e shkollimit eshte e ulet dhe larg ketrkesave te kohes.
6 Me ligjin e vitit 2015 Qeveria braktisi arsimin e laerte sidomos ate public
7 Dixhitalizimi ne arsim eshte prapa botes madje edhe rajonit! Pandemia e nxorri lakuriq kete realitet dhe premtimet tuaja ! Ku jane tabletet?
8. Qeveria vuri nen kontroll Akademine e shkencave si dhe injoroi shkencen dhe komunitetin akademik prej rreth 7 mije pedagogesh e kerkusesish shkencore !
Presidenti partizan Sandro Pertini u pat lene amanet qytetarve te tij thenien “kur nje qeveri nuk ben ate cfare do populli ajo duhet larguar edhe me hunj e gure” ! Ne rastin me t emire do te keni fatin e sultan Abdyl Hamitit qe u largua me nje karroce I veshur tebdil si firaun nese keta hunj nuk do te hyne ndokund , ne rrotat e saj

2


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas