Agron Gjekmarkaj, i emëruar nënkryetar i Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalim me shumë vlerësime ndaj Lulzim Bashës në Kurbin.
Gjekmarkaj deklaroi se Bashës “nuk i dridhet qerpiku”, duke i’u referuar ngjarjeve të 8 janarit ku Lulzim Basha nuk doli nga selia e PD, teksa jashtë saj protestonte ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit e tij.
“Lulzim Basha është burrë që nuk i dridhet qerpiku… Është i gatshëm të përballet me regjimin.
Është i gatshmë të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj deklaroi gjithashtu se Shqipëria duhet të bëhet më pro-amerikane.