Aktualitet

Gjekmarkaj me përfaqësuesit e OSBE: Lajmi në mediat shqiptare propagandë totale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 11/10/21 |
mapo.al

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me përfaqësues të OSBE për lirinë e medias dhe ambasadorin e saj në Tiranë.






Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj zbuloi disa tema me të cilën diskutoi gjatë këtij takimi.


Statusi i plotë: 







Sot pata nderin të takoj zonjen Teresa Ribeiro, Perfaqësuese e OSBE për lirinë në media si dhe Ambasadorin e OSBE në Tiranë shkelqesinë e tij Vincenzo Del Monaco me të cilet shkembeva pikamje dhe ide mbi çeshtje të lirisë së mediave në vendin tonë ! U shpreha atyre keqardhjen se sot një Konferencë e rendesishme për gazetarinë kritike nën kujdesin e OSBE u bë nën ombrellen e Qeverisë ku spikati Kryeministri i vendit dhe ministra të tij ndersa perfaqesues të Opozites moren ftesa pa emer si degjues sa për të mbushur sallen ! Po ashtu u shpjegova se historikisht në Shqiperi pavaresisht në ka qeverisur e djatha apo e majta problemi kryesor ka qënë qeveria në raport me mediat fjalen dhe lirinë, por asnjëhere si në keto vite lajmi ka funksione kryekeput propagande , ky Kryeministri ka Tv personal dhe po kaq ka miratuar edhe një agjensi e cila rrezikon të shnderrohet në ministri propagande ndonese ne e kwmi një agjensi shteterore lajmesh ! Lajmet dalin të paketuara e të ambalazhuara siç i do Kryeministri .Gazetaret e kanë të veshtirë ta marrin informacionin në burim. Gjithaq problematike është situta tek AMA ku në shkelje të ligjit u zgjodh zedhenesja e PS në krye të ketij institucioni me një proçedure ndertuar mbi insistim dhe sherbestari politike . Po ashtu mazhoranca në menyrë golpiste ka uzurpuar keshillin mbikqyres së RTSH i cili duhet me urgjence të kthehet në legalitet e funksionim, duke i rikthyer sipas formules Opozites vëndet e saj. Gjithashtu informova miqte për situaten në media ku një pjese e konsiderueshme e tyre janë nën diktat prej mardhenieve të terthorta apo të drejtperdrejta interesi që kanë me Qeverine . Ligji antishpifje tundet here pas here mbi horizontin mediatik më shumë si kercenim sesa nevojë për vete rregullim në sfidë të vazhdueshme me nevojat e komunitetit dhe të perspektivave të lirisë. Mora premtimin e Zonjes Ribeiro për një monitorim thelbesor të çeshtjeve të ngritura dhe e sigurova atë se në cilesinë e Kryetarit të Komisionit parlamentar të edukimit dhe medias si perfaqesues i Opozites shqiptare do të jem dhe do të jemi vigjilent ndaj çdo kercenimi të lirisë së opinionit dhe nevojave të punetorve të saj ! Ne jemi pas tridhjetë vitesh në këtë pike si shoqeri në tranzicion prej politikes së vjeter dhe autoritariste ku liria e fjales shpesh shihet si armik per fajin tonë dhe jo të organizatave nderkombetare për mbeshtetjen e te cilave kemi shume nevoje si arbitrazh bazuar mbi parime demokratike dhe jemi krejt të hapur !

Lexo edhe :  Letër Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos për pulat e mjaltin e Shënkollit



1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas