Aktualitet

Gjekmarkaj: Meta duhet përkrahur në luftën e tij ndaj mafies dhe pushtetëve të Ramës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 28/09/20 |
mapo.al

Në Top Channel në Open, mbrëmjen e sotme po zhvillohet debati se pse u tërhoq PS nga miratimi i Kodit Zgjedhor. Ndër të tjera analisti Agron Gjekmarkaj tha se i vetmi institucion i pakapur në Shqipëri mbetet vetëm ai i Presidencës me në krye Ilir Metën. Madje analisti shtoi se me veprimet e tij Presidenti po i shërben vendit, pasi krejt pushtetet janë të kapura.


Duke qenë një pushtet i lidhur e mafien dhe që ka futur nën kontroll gjithçka, Ilir Meta është i detyruar të qëndrojë krah opozitës.


Nëse do të kishim demokraci dhe pushtete të ndara, atëhere Presidenti do kritikohej. Por jo në kushtet e sotme, kur kryeministri Rama po bën gjithçka që ti marrë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj presidenti Meta duhet përkrahur në luftën e tij ndaj mafies dhe pushtetëve të Ramës.






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas