Aktualitet

Gjekmarkaj: Meta të dorëhiqet. Nëse rri akoma në atë karrige…






               Publikuar në : 23:21 - 24/06/19 |
mapo.al

Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se Presidenti Ilir Meta ka ruajtur një dekor institucional me disa akte që bëri. Ai thotë se pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, Meta duhet të dorëhiqet nga pozita e kreut të shtetit, duke sqaruar edhe arsyen pse.


“Meta ka 30 vjet në politikë me dritë hijet e veta! Është zgjedhur President nga mazhoranca e majte! Personalisht nuk jam votues dhe mbështetës i tij! Dekretin e kam gjykuar akt dinjitoz, mundësi për të reflektuar e për ti kursyer vendit këtë rënie të demokracisë! Tani ky shtet qe rrotullohet anash një individi nuk e meriton me Meten si President! Nëse Ilir Meta deri sot ishte një president serioz, duke ruajtur një dekor institucional me disa akte qe beri, pas asaj qe i beri KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, nesër e me pas nëse rri në atë karrige është një personazh komik! Duhet te dorëhiqet dhe te na i kurseje arsyetimet juridike! Kjo qeveri meriton një president me fytyrën e vet”, theksoi Gjekmarkaj në “Real Story”.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta do të dalë nesër në 08:00 të mëngjesit në deklarate për mediat. Nuk dihet ende se cfare do deklaroje Meta, por deklarata vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor per te njohur zgjedhjet e 30 qershorit.



CLOSE
CLOSE
Pas