Aktualitet

Gjekmarkaj: Qeveria e ka lënë Shëngjinin në mëshirë të fatit (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 14/04/21 |
mapo.al

Kandidati i PD për deputet në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, akuzon qeverinë se e ka lënë Shëngjinin në mëshirë të fatit






Ai shkruan në një postim në “Facebook” se bregdeti i Shëngjinit është i rrezikuar nga erozioni sepse mungojnë barrierat mbrojtëse dhe çdo gjë tjetër që ndalon gërryerjen.


Sipas tij, Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpurën e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande, por asnjë investim.







Postimi i plotë i Gjekmarkajt




Bregdeti i Shengjinit i rrezikuar nga erozioni! Qeveria rraciste e Edi Rames e ka lënë në meshiren e fatit Shengjinin! Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen. Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.



Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë, asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh, heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut ! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike!

Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes!

Bizneset, hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje, me kercenime e gjithçka u vjen per dore! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.

Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim ! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij!

1


Etiketa:

Pas