Aktualitet

Gjekmarkaj: Sfida e Bashës dhe e PD është kthimi i zgjedhjeve të ndershme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:47 - 05/05/21 |
mapo.al

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Frontline” në “News 24”, deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë






Gjekmarkaj thekson se Rama ka fituar mandat hajduti. Ai shton se nëse votimi do të bëhej i lirë dhe i ndershëm, do të fitonte opozita.


“Këto zgjedhje nëse do ishin të lira dhe të ndershme do i fitonte opozita, nëse nuk do kishte inxhinierii elektorale, di t’i fitonte opozita. PD nuk e ka traditë të blejë votat. Janë dhënë para për ndihma për njerëzit para zgjedhjeve. U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi ka edhe vjedhje e çdo gjë tjetër.





Zgjedhjet shënuan regres historik të kombit shqiptar. Shumë i kanë kërkuar opozitës që të sillej si maxhoranca, por nuk do kishte asnjë moral, sepse do kishim dy anë të kriminalizuara të jetës shqiptare. Ka ende shpresë. Opozita është institucion moral, sepse është jashtë botës së krimit. Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.”-tha Gjekmarkaj.



Agron Gjekmarkaj nënvizon se Basha në zgjedhjet normale, do të bëhej kryeministër.

Lexo edhe :  Demokratët e degës 5 në Tiranë: Mbështetje maksimale për Bashën

“Kudo ka valë të madhe zemërimi. Edhe socialistët e dinë se janë blerë vota edhe brenda PS-së. Është bërë kërdia në vjedhje të votave. Njerëzit duhet të jenë vigjilent. Shteti dhe policia deri më tashmë janë bërë një që të mos dalë e vërteta. Zoti Basha ka bërë një fushatë ekselente, ka pasur program konkret të konsultuar me CDU-në gjermane dhe ka marrë shifrën më të lartë të votave, edhe se më 2009.

Nuk u lejuan që të ketë zgjedhje të ndershme në Shqipëri edhe këtë herë. Sfida e Bashës dhe e PD-së është që të kthejmë zgjedhje të ndershme. I vjedhuri nuk mund të urojë hajdutin. Basha në zgjedhje normale do bëhej kryeministër.

Rama nuk mund t’ja japë në kushte vasaliteti Bashës, atë që ia ka vjedhur. Duhet që të negociohej për përsëritje të zgjedhjeve, me qeveri teknike. Rama ka mandat hajduti. Ne nuk do ia lëmë bosh parlamentin Edi Ramës. Do bëjnë betejën sy për sy e dhembë për dhëmbë, për fatet e Shqipërisë.”-u shpreh Gjekmarkaj.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas