Aktualitet

Gjëma e vetëvrasjes së opozitës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 19/09/21 |
Klodian Tomorri

Një nga tezat më idiote që po hidhet së fundmi, kryesisht nga gazetarët afër qeverisë dhe ata afër Bashës është kjo: Me vendimin për Berishën, Lulzim Basha i ka hapur rrugën vetes për t’u bërë kryeministër se rregulloi marrëdhëniet me SHBA-të.






Në kushte normale, kjo quhet prostitucion intelektual. Por kjo është aq e trashë si tezë, sa që quhet përpjekje për të bërë prostitucion intelektual.


Se si vjen Basha dhe PD në pushtet tani e dinë vetëm këta. Sot një pjesë e mirë e votuesve të PD-së urrejnë më shumë Bashën se sa Ramën. Sikur 2 për qind e tyre, të mos dalin në votime, shanset e PD për të ardhur në pushtët janë zero. Në fakt, edhe me partinë të gjithën të bashkuar, shanset që Basha ta sjellë PD-në në pushtet, janë sërish afër zeros.







Atëherë si do bëhet Basha kryeministër? Do nxjerrë Joe Bideni dekret pas zgjedhjeve që SHBA nuk njohin me qeverinë e Edi Ramës, por njohin Lulzim Bashën si kryeministër të Shqipërisë? Si? Por nuk mbaron këtu.




Nuk është vetëm çështja që PD nuk vjen dot më në pushtet dhe qeveria e socialistëve do bëhet edhe më arrogante në mandatin Tepsia 3, Tepsia 4, Tepsia 5 e kështu me radhë. E keqja tjetër po kaq e madhe është se Shqipëria sot është një nga vendet e vetme në botë pa opozitë.

Lexo edhe :  Vetëvrasja tragjike e një populli


Deputetët e PD-së tani kanë frikë të flasin ose të mbajnë një qëndrim publik se fyhen masivisht nga votuesit e tyre. Rast unik që nuk ka bërë vaki kurrë në botë. Si do bëjnë opozitën e qeverisë këta?

Ende pa filluar mandatin e ri, qeveria i sistemoi 300 milionë euro brenda dy javësh me tendera të dyshimtë. Pati ndonjë zë opozitarizmi për këtë? Jo. Sepse opozita po gërryen veten me sherret e brendshme. Basha tani është fiks gjenerali i “Ushtrisë së Vdekur”.

Çdo ditë që kalon kështu, PD vritet edhe më shumë. Shqipëria dëmtohet edhe më keq. Ka vetëm një zgjidhje, që PD të shpëtojë nga asgjësimi. Basha të lërë Partinë dhe Berisha të ndalë kryqëzatën.

Pastaj do të duhej të gjendej një figurë përbashkuese për të marrë drejtimin e opozitës. Dy skenarët e tjerë, ai që Basha të rrijë në krye të PD ose Berisha të marrë sërish PD-në janë makth, jo vetëm për fatet e opozitës, por për fatet e Shqipërisë.

Jemi pa opozitë sot. Dhe kjo është gjëma më e madhe, që mund ta gjejë një vend. Komunizmi nuk kishte gjë më shumë se kaq. Eliminimin e opozitës kishte. Vetëm se mënyra e eliminimit ndryshonte. Enver Hoxha e ekzekutoi fizikisht opozitën, Rama e shtyu drejt vetëvrasjes politike.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas