fbpx

Aktualitet

Britani/ 39 emigrantë të vdekur brenda një kamioni, arrestohet shoferi





               Publikuar në : 11:33 - 23/10/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani. 39 persona janë gjetur të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë, në orën 01:40 pas mesnate. BBC raporton se kamioni me trupat e pajetë u zbulua në Parkun Industrial Waterglade në Avenue Avenue, Greys.


<
>
kamioni kamion policia policia0 harta policia1 vendndodhja

Shoferi i kamionit, një 24-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin dhe akuzën për vrasje. Nga hetimet e para thuhet se të vdekur janë 38 të rritur dhe një adoleshent. Policia ka thënë se kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.



Sipas policisë, për identifikimin e plotë të viktimave do të duhet kohë. “Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit, i cili mbetet në arrest policie ndërsa hetimet vazhdojnë”, thanë burimet policore.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas