Pjesë të trupit që i përkasin gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi janë gjetur në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll, raporton Russia Today.
Duke iu referuar burimeve të Sky News, trupi i gazetarit ishte “prerë” dhe fytyra e tij ishte “shpërfytyruar”
Paraditen e së martës presidenti turk, Erdogan i kërkoi Arabisë Saudite të jepte përgjigje se ku ndodhej trupi i Khashoggi dhe se kush e urdhëroi vrasjen e tij.