Që nga largimi i forcave ruse në Sumy të Ukrainës është rritur numri i trupave të torturuar.
Ditën e mërkurë ne një koferencë kreu i administratës ushtarake Dmytro Zhyvytskyi tha se: “Ka më shumë se 100 të vdekur në mesin e civilëve në rajonin e Sumy. Për fat të keq, ky numër po rritet çdo ditë”.
Gjithashtu ai shtoi: “Shumë njerëz u gjetën të vdekur me duar të lidhura me shenjat e torturave, të qëlluar në kokë”.
Zhyvytskyi pretendon se: “ka njerëz që mbahen robër dhe ka negociata të përditshme që ata të shkëmbehen ose lirohen. Shumë njerëz, fati i të cilëve mbetet i panjohur deri më sot.”
Gjatë kësaj jave kreu ushtarak ndau rreth 8 milionë dollarë për rajonin e Sumy për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.