Aktualitet

Gjendet e pajetë në banesë një grua, policia në vendin e ngjarjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 25/02/20 |
mapo.al

CËRRIK – Një grua e moshës 45-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në Cërrik. Sipas Policisë, gruaja është gjetur në banesën e saj, në fshatin Xibrakë, ndërsa nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 45-vjeçares, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i plotë i policisë:



Cërrik/ Informacion paraprak


Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.



Pas