Aktualitet

Gjendet i pajetë në Qytetin Studenti një 45-vjeçar, çfarë thotë policia e Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:38 - 23/06/21 |
mapo.al

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, pranë rrugës së Elbasanit.






Policia e Tiranës raporton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.


Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu po hetohet në lidhje me zbardhjen e identitetit të viktimës.







Njoftimi i Policisë
Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.



Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.



Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

Pas