Një person është gjetur i varur në afërsi të banesës së tij në fshatin Qatrom të Korçës, këtë të hënë.
Në hangarin i cili përdorej si kasolle për bagëtitë, është gjetur i pajetë, P.U., 47 vjeç
Nga veprimet hetimore të kryera nuk u konstatuan shenja dhune, njofton policia, ndërsa dyshimet janë se 47-vjeçari i ka dhënë fund jetës.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, sipas të njëjtave burime.