Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Devoll – Dyshimet e para të policisë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 25/01/21 |
mapo.al

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një përrua në fshatin Grapsh, Devoll.



Identiteti i tij nuk dihet, por policia dyshon se ai është emigrant i paligjshëm.


Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë nuk konstatohen shenja dhune, çka sjell dyshimet për një vdekje për shkaqe aksidentale.




Megjithatë, pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.



Njoftimi i Policisë:


Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas