Kronika

Gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 24/01/19 |
mapo.al

Turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.






Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018.


Megjithatë vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare. Mësohet gjithashtu se në banesën ku fshihej turku, është gjetur edhe një sasi heroine.







Ai ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç. Këta shtetas akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin) në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë, kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.




Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej tyre vetëm për laboratorin.



1


Etiketa: , , , , ,

Pas