Aktualitet

Gjendet mjeti nga ku qëlloi të riun në Lezhë – Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 06/01/21 |
mapo.al

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i atentatit të mbetur në tentativë ndaj 25-vjeçarit Eduart Pica në Lezhë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin E.Sh., banues në Lezhë.



Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sot makinën tip “Benz” me të cilën ka lëvizur autori, dhe mendohet se prej saj kanë rënë në gjurmët e tij. Dyshohet se sulmi me armë zjarri ka ndodhur për motive të dobëta.


Sakaq, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Eduart Pica nuk është një emër i panjohur për policinë. Tre vite më parë,  25-vjeçari u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor – aksidentin tragjik në Fushë Krujë me pasojë vdekjen e dy personave.



Njoftimi i Policisë:



Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.


Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori. Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Zbardhen detaje të reja nga atentati në tentativë i 25-vjeçarit në Lezhë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas