Aktualitet

Zbulohet emri/ Mister motivi i vrasjes së 71-vjeçarit te kryqëzimi i Rinasit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 03/08/20 |
mapo.al

Viktima quhet Abdulla Budlla, nga fshati Ahmetaq, 71 vjeç dhe është gjendur nga banorët e zonës sipas burimeve në media. Burimet policore bejne me dije se ai është qëlluar me armë nga afër. Viktimës i është gjendur edhe automjeti. Ai mendohet se ishte taksist, dhe pa precedentë penal. Kjo e bën shumë misterioz motivin e këtij ekzekutimi. Aq më tepër vështirësohet hetimi nga mungesa e kamerave në atë vend.



Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë, shkruhet në njoftimin e policisë.


Njoftimi Policisë
Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.


Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas