Në fshatin Manati te Lezhës është gjendur një granatë e pa shpërthyer.
Lënda plasëse është gjetur nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin ku është gjendur lënda shpërthyese.
Ende nuk dihet se si përfunduar aty, apo nëse i përket ndonjë municioni luftarak.
Pritet mbërritja e forcave xheniere për çaktivizimin e granatës.