Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës se Parë Botërore. I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore.-raporton BW
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë. Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.