Një jaht luksoz i braktisur është gjetur në Shëngjin, në det të hapur. Jahti është zbuluar nga një peshkarexhë që e ka rimorkuar për në port. Brenda jahtit 13 metra të gjatë, është gjetur dokumentacioni i rregullt, që i përket një turku. Policia ka nisur menjëherë verifikimet në lidhje me rastin.
Gazeta Mapo mëson se jahti mund të jetë vjedhur në Turqi dhe është përdorur për transportin e emigrantëve të paligjshëm. E njëjta skemë u përdor edhe me jahtin e Presidentit të Beshiktashit pak ditë më parë. Atij iu grabit jahti luksoz, u transportuan emigrantë dhe më pas u braktis në Greqi. Transporti i emigrantëve të paligjshëm me jahte të vjedhur, bëhet për ti shpëtuar kontrolleve të policive kufitare.
Jahti në Portin e Shëngjinit