Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ersekë, Kolonjë, ku është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar.
Kufoma është gjetur nga dy barinj, mbi fshatin Kreshovë, ndërsa është e seksit mashkull. Paraprakisht dyshohet se është emigrant, por për shkak se është dekompozuar komplet është i vështirë identifikimi
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.